KreuBordo Men

Njihuni me aplikacionin që ju paguan çdo hap që ecni

Besojeni ose jo, por tashmë teknologjia ka arritur në atë fazë ku ju paguan për aktivitetin tuaj fizik. Po flasim për një program të ri të quajtur Sweatcoin, i cili do ju paguaj çdo hap që ju do ecni gjatë ditës tuaj.


Aplikacioni ju lejon të fitoni sweatcoin,ose pikë bazuar në hapat që ju bëni në ditë,të cilat ju mundësojnë të blini një sasi të caktuar të mirash të disponueshme si kurse fitnesi apo regjistrime në aplikacionet që ju ndihmojnë të ushqeheni shëndetshëm.

Por edhe ky aplikacion ka kufizimet e tij. Nëse ofertat nisin nga 10 sëeatcoin, është e vërtetë që në regjistrimin falas ju mund të fitoni maksimumi pesë sëeatcoin në ditë (pra është e kotë të bësh më shumë se 5 mijë hapa në ditë, në këtë këndvështrim).


Të kalosh në nivelin tjetër, duke paguar pesë monedha në muaj, do të thotë të mbledhësh deri në dhjetë sweatcoin në ditë. Aplikacioni ka ndër të tjera një formë monetizimi që bazohet në ofertat publicitare që shoqërojnë atë që e përdorin aplikacionin. Për momentin aplikacioni është i mundur për përdorim vetëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, ndërkohë që krijuesit e tij kanë deklaruar se shumë shpejt ky aplikacion do të jetë edhe në Europë i disponueshëm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF