KreuCelebrity

Tatuazhi që përloti Lorik Canën!

I ftuar në “Top Show Magazine”, kapiteni legjendar i kombëtares sonë na emocioni të gjithëve pasi e pamë atë të përlotur. E shkak për këtë u tatuazhi që Lekë Dobruna, ish-luftëtar i UÇK-së, kishte bërë në këmbën e tij. Ishte pikërisht momenti kur Loriku na bëri të gjithëve krenarë!  Momenti kur ai mbërtheu poshtë tifozin serb që hyri në fushë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

“Ishte akt spontan ndaj një tifozi që nuk kishte çfarë kërkonte në fushë. Leka ka qenë krenar me aktin tim, ndërsa unë jam krenar me atë që përfaqëson ky njeri. Kur më ftuat në emision, isha i sigurt që do më ndodhte kjo”, tha Cana me lot në sy.

Tashmë, i tërhequr prej disa kohësh nga futbolli, Loriku duket se është përqëndruar në të tjera gjëra tashmë. Ai tha se aktualisht po merret me fondacionin e tij për  mbeshtetjen e sportit per femijet dhe te rinjtë dhe promovimin e kulturës dhe trashëgimisë kombëtare, por nuk ka lënë pas dore as futbollin pasi është i angazhuar në një klub sportiv.“Ndjehem si pensionist pas futbollit. Por jeta është më e gjatë se futbolli. Aktualisht po merrem me fondacionin tim. Nuk e kamë lënë pas dore as futbollin, pasi jam i angazhuar edhe në një klub sportiv”, tha Loriku.

I pyetur për djalin e tij, kapiteni tha se nuk ka ndërmend t’i imponojë futbollin, ndërsa shtoi se vogëlushi duket se ka më shumë interes për tenisin.“Djali është 2 vjeç ka qejf të bëhet tenist. Por për mua rëndësi ka të merret me sport, jo domosdoshmërisht të bëhet sportist. Do ja lë të lirë zgjedhjen. Tani ka filluar të flasë, dua ta mësoj shqip, por në Tiranë më shumë flitet italisht”, u shpreh duke qeshur Loriku.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF