KreuStil Jetese

Çfarë duhet të dimë për valët magnetike

Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimet mbështet fuqishëm udhëzimet e Departamentit të Shëndetit Publik të Kalifornisë sesi të zvogëlojmë ekspozimet ndaj energjisë së radiofrekuencave, në të cilat funksionon telefonia celulare dhe pajisjet pa-tel.

Në një kohë që përdorimi i telefonave celulare e sidomos atyre “smart” vazhdon të rritet në Shqipëri, sidomos tek fëmijët, Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimet mbështet fuqishëm udhëzimet e Departamentit të Shëndetit Publik të Kalifornisë, i cili lëshoi së fundmi një udhëzues për individët të cilët duan të ulin ekspozimin e tyre ndaj energjisë së marrë nga radiofrekuencat e celularëve

Edhe pse shkenca po përparon tek publiku ka disa shqetësime në lidhje me ekspozimin për një kohë të gjatë ndaj energjisë së emetuar nga celularët.

Përdorimi i celularëve në Shqipëri ka pësuar një rritje dramatike në vitet e fundit, dhe vëmendja po shkon drejt telefonave smart. Gjithashtu, mosha mesatare kur fëmijët marrin celularin e parë tani është ulur dhe shumica e të rinjve e mbajnë telefonin afër vetes shumicën e ditës dhe kur flenë. “Truri i fëmijëve zhvillohet gjatë viteve të adoleshencës dhe mund të jetë më i ndikuar nga përdorimi i celularëve’’, sipas Dr.Smith.

Prindërit duhet të konsiderojnë reduktimin e kohës që fëmijët e tyre shpenzojnë në përdorimin e celularit dhe t‘i inkurajojnë apo këshillojnë ata që t’i fikin këto pajisje gjatë natës.
Udhëzuesi i lëshuar nga DSHPK përfshin disa hapa praktikë si më poshtë, që mund t’i ndjekin si të rriturit ashtu dhe fëmijët, për të zvogëluar ekspozimin ndaj energjisë së radiofrekuencave të celularëve.
Disa rregulla praktike do t’i gjeni me poshtë:

Mbajtjen e celularit larg trupit, në çantë apo në vende larg jush
• Reduktimin e përdorimit të celularit kur sinjali është i dobët (shikoni treguesin e sinjalit të jetë sa më i plotë)
• Reduktimin e përdorimit të celularit për transmetimin e sinjaleve audio dhe video, ose për shkarkim dhe ngarkim të skedareve të mëdha
• Mbajtjen e celularit larg krevatit gjatë natës
• Heqjen e kufjeve kur nuk jeni duke kryer një telefonatë
• Përdor kufjet ose përdore me zë të lartë, që të kesh sa më larg kokës telefonin
• Kur ke telefonin në përdorim, mbaje sa më larg kokës dhe trupit
• Dërgo mesazhe dhe bëj sa më pak thirrje
• Bëj thirje kur ka sinjal të fortë
• Mos mbaj telelefonin celular në xhep dhe poshtë jastëkut
• Aktivizo Airplane Mode nëqoftëse nuk e përdor, sidomos gjatë natës
• Mos përdor telefonin celular kur je në drejtim mjeti në lëvizje
• Mos përdor telefonin celular për kohë të gjatë kur je brenda në makinë i parkuar
• Mos përdor telefonin kur je shumë i lodhur dhe me dhimbje koke
• Mos bëni gabimin të mendoni se telelefoni me SAR të vogël është pa rrezatim
• Për sigurinë tuaj, mos përdorni telefonin kur ecni në rrugë makine, në vijat e bardha.
• Fikni çdo pajisje pa tel gjatë natës, kur nuk ju nevojiten
• Ndikoni tek të afërmit tuaj të ndjekin këto rregulla të thjeshta për zvogëlimin e ekspozimit
Efektet që mund të kenë fëmijët nga ekspozimet ndaj energjisë së valëve elektromagnetike
Fëmijët mund të jenë më të riskuar nga ekspozimi ndaj energjisë së valëve elektromagnetike, sepse:

Energjia e valëve elektromagnetike mund të ndikojë një zonë më të madhe të trurit tek fëmijët, se sa tek truri i një të rrituri.
• Truri dhe trupi i fëmijës rriten dhe zhvillohen gjatë viteve të adoleshencës. Gjatë kësaj periudhe, trupi mund të ndikohet më lehtë nga energjia e valëve elektromagnetike dhe efektet prej saj mund të jenë më të dëmshme dhe të zgjasin më shumë.
• Një fëmijë që përdor telefon celular do të ketë një periudhë ekspozimi më të madhe, gjatë gjithë jetës, nga energjia e valëve elektromagnetike sesa një person i cili fillon të përdorë telefonin celular në një moshë të madhe

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF