KreuCelebrity

Java e modës në Milano, ja dy vajzat e ekranit shqiptar që na sollën pak nga atmosfera italiane!

Lamë pas javën e modës në Londër, e cila solli shumë bujë në rrjetet sociale, kryesisht për shkak të prezencës së Mbretëreshës Elisabeta II në mbrëmjen përmbyllëse. Folëm për tendencat e reja, ku më shumë spikati risia e mbajtjes së çantave në dorë, ngjitur pas trupit, e jo më me rripin varur mbi sup. Por, tashmë vëmendja është përqendruar në një tjetër ‘qendër’ të botës së modës, pikërisht në Milano.

Nuk do të lexojmë e as nuk do të shohim pak këtë herë, madje mund të themi me siguri se zhurma ka filluar që tani. Guçi ‘tronditi’ të pranishmit dhe ndjekësit në tërësi, kur një nga modelet u shfaq në pasarelë duke mbajtur një model të kokës së saj në dorë. Një pamje disi horror dhe e pazakontë për shfaqje të kësaj natyre. Megjithatë, edhe pse imazhet e publikuara në rrjetet sociale në tërësi na afrojnë edhe më shumë me Milanon e kësaj jave, kanë qenë dhe dy nga vajzat e ekranit shqiptar ato që janë përpjekur të sjellin pak nga atmosfera italiane.

Nevina Shtylla dhe Viola Spiro kanë udhëtuar së bashku drejt Milanos, e janë siguruar të bëhen pjesë e ‘stilit të rrugës’, dedikuar kryesisht Milan Fashion Ëeek. Nevina kishte zgjedhur një paraqitje kokë e këmbë në të zezë, duke sjellë një stil disi gotik, ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim moderatoren më parë. Ndërsa Viola, është parë krejt ndryshe në këtë drejtim, duke zgjedhur kështu një xhup të kuq me shkëlqim, xhinsë dhe kambale të zeza.

Vajzat nuk kanë munguar as në një ndër sfilatat e zhvilluara, duke e prekur nga afër emocionin e këtij organizimi kaq të rëndësishëm në industrinë e modës. Çfarë mendoni për paraqitjet e Nevinës dhe Violës?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF