KreuCelebrity

Elvana Gjata rikthehet suksesshëm jo vetëm në muzikë, por edhe në Instagram!

Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare, ku pas një shkëputje për një kohë të gjatë në tregun muzikorë në Shqipëri, ajo u rikthye suksesshëm me publikimin e gjashtë këngëve të reja. Dhe duket se Elvana nuk është rikthyer vetëm në muzikë, por edhe në rrjetet sociale.

Këngëtarja simpatike ka postuar sot një foto ku shfaqet e veshur e gjitha me të kuqe, ndërsa një vello i mbulon fytyrën, e bukur, sexy e deri diku edhe enigmatike, kjo foto të tërheq për t’ja ngulur sytë për disa minuta të mira dhe mund ta bëjmë lirisht, fundaj na kishte marrë malli për Elvanën.

Prej kohësh tashmë ajo po përpiqet të ndërtojë karrierën e saj jashtë vendit, e për këtë mungoi për shumë kohë në skenën shqiptare. Por publikimi i gjashtë këngëve të reja, të preantuara në koncertin që realizoi në Tiranë  në 3 shkurt,  datë e cila përkon me ditëlindjen e saj, risollën edhe njëherë tjetër vëmendjen tek Elvana.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF