KreuCelebrity

Lori Hoxha: ‘Aq sa flasim për operacionet plastike, më mirë kishim folur për gropën tek pallati im…’

Është ‘shënjestra’ e lajmeve lidhur mbi modën, ashtu sikursë ndër personazhet më të dashur për shqiptarët. Postimet e saj në rrjetet sociale janë të shumta, por duket se janë disa komente në veçanti që e bezdisin Lori Hoxhën. “….që kam bërë shumë operacione plastike dhe se pa babin nuk do isha asgjë”, ishte kjo përgjigja e Lorit në ‘Shiko Kush Luan’, kur u pyet se cilat ishin frazat më bezdisëse që lexonte më shpesh për veten.

https://www.instagram.com/p/BgtV2prgGC4/?hl=en&taken-by=lorihoxha

Pothuajse të njejtën gjë, Hoxha e ka shprehur edhe në postimin e fundit në Snapchat. Ajo ka postuar një foto të sajën, por çka tërheq vëmendjen, në fakt, është shkrimi. “Do doja të flisnim për racizmin, misogjininë, barazinë gjinore, homofobinë, po aq shumë sa flasim për operacionet plastike. Ose dhe ajo gropa tek rrugica e pallatit tim që nuk mbyllet kurrë do ishte një bisedë më interesante dhe produktive”, është shprehur Lori, e cila ka ritheksuar dhe një herë bezdinë ndaj bisedave për ndërhyrjet estetike.

Ndoshta, kanë qenë mesazhet e ndjekësve apo ndonjë temë e caktuar televizive në veçanti ajo që ka shtyrë edhe më shumë Lorin të shprehet në rrjetet sociale. Një tjetër reqgim i fortë ky nga trashëgimtrja e Top Channel…!

https://www.instagram.com/p/BgoHrAqAVd7/?hl=en&taken-by=lorihoxha

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF