Probleme me penelin e syve? Këto janë 5 produktet që do të qendrojnë për 24 orë, pavarësisht gjithçkaje!

Sado që të ndryshojnë tendencat e grimit, sido që të rikthehet moda, pavarësisht trendeve më të çmendura që mund të vijnë e ikin, diçka mbetet klasike: peneli i syve. E kemi parë të përdorur nga ikonat hollivudiane dhe aktoret më të famshme të kinemasë si Sophia Loren dhe Brigitte Bardot, grimi i së cilave mbetet shembull edhe sot për artistët e makeup-it, dhe jo vetëm. Por, mund të hasim një problem kur vjen puna tek peneli…

Me kalimin e orëve, nga lodhja ose kontakti me faktorë të jashtëm (si për shembull, lagështira), i gjithë mundi për të arritur një penel perfekt shkon dëm, pasi grimi e humbet freskinë. Kështu, përfundojmë me mini-njollëza anash syve ose përreth zonës, duke bërë që të dukemi shumë herë më të lodhura se e zakonshmja dhe të na humbasë feminiteti. Cila është zgjidhja në raste të tilla?

Duke qenë se kjo nuk do të na pengojë për të përdorur penelin, ekspertët kanë zbuluar plot pesë produkte, që do të qendrojnë për 24 orë, pavarësisht lodhjes apo lagështirës së ambientit. Nuk do t’ju duhet të përballeni më me njollosje apo pulla të zeza, pasi gjithçka vjen me një kosto fare të ulët: nuk do të shpenzoni më shumë se 27 dollarë! Po, e lexuat mirë…

Bobbi Brown Long Wear Gel Eyeliner, $27

 

 

Tarte Tarteist Double Take Eyliner, $24

 

Stila All Day Waterproof Liquid Liner, $19

 

CoverGirl Liquiline Blast Eyeliner, $6
Sephora Collection Long-Lasting 12HR Wear Eye Liner, $12
easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *