KreuCelebrity

Sot ka ditëlindjen, kështu që mund të justifikohet një dhuratë kaq e shtrenjtë për Adelina Tahirin

Adelina Tahiri është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe ka disa muaj me radhë që çdo gjë që ajo bën shndërrohet në lajm.

Në fillim ishte deklarata e saj e dashurisë, më pas lidhja me avokatin më të pasur në Maqedoni Serjoza Markov dhe diferenca e tyre në moshë, më pas shtatzënia e saj, e ndërsa një vëmendje jo pak të madhe kanë tërhequr edhe dhuratat e shtrenjta që ajo merr nga bashkëshorti.

Adelina merr dhurata në një ditë të zakonshme, e jo më kur ka arsye për të festuar. Sot këngëtarja feston ditëlindjen dhe në postimet e saj në rrjetet sociale nuk ka nguruar të postojë dhurata që kanë mbërritur në adresë të saj në këtë ditë të veçantë për të. Një buqetë me trëndafila të kuq në formën e një zemre dhe një parfum të shtrenjtë, me shishen e larë në flori.

Mjaftojnë besojmë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF