KreuCelebrity

Nobis dhe Elemis sjellin pranverën me eventin VIP në Plaza

Nobis, një nga qendrat më të njohura të kujdesit dhe relaksit në kryeqytet organizoi këtë fillim prilli eventin e të bukurave të kozmetikës, ku u prezantuan të rejat nga brandi i njohur britanik i kujdesit të lëkurës ELEMIS. Me pranverën në sfond, lulet ishin dekori i duhur për të mirëpritur të ftuarit në sallën Queen Geraldine te Hotel Plaza, në Tiranë!

Pranverë lajmëronin edhe drejtueset e qendrës Nobis, Eva Male me vajzat e saj Erisa dhe Elena, të cilat e kishin konkretizuar tematikën e eventit në veshjen dhe look-un e tyre!

Mikeshat e kozmetikës patën rastin të testonin produktet e reja të linjës ELEMIS, por edhe të kalonin një pasdite ndryshe në një ambient elegant!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF