KreuBusull

Për të qarë a për të qeshur? Këto janë 5 përgjigjet e zakonshme të meshkujve kur pyeten mbi arsyet e tradhëtisë

Kemi dëgjuar shpesh se tradhëtia në çift është e pafalshme. Ka dhe nga ata që janë aq të fortë sa t’ia nisin nga e para me të njejtin partner, por shumica e çojnë lidhjen drejt fundit. Nuk ka nnjë ndarje të saktë nëse janë meshkujt apo femrat ato që tradhëtojnë më shumë, edhe pse djemve tashmë iu ka mbetur: janë tradhëtarë të medhenj!

Pavarësisht kësaj, studime janë kryer për të dy sekset. Këtë herë, do të përqendrohemi tek tradhëtia e meshkujve ndaj partnereve të tyre. Të rendurit pas dikujt tjetër, qoftë edhe vetëm me flirtim apo për një natë, rritet nga 25% përgjatë periudhës së lidhjes, në 60% në një pikë të caktuar të martesës. Natyrisht, nuk vlen për të gjithë, por për një pjesë të konsiderueshme të djemve kjo ka shumë ngjasa të ndodhë. Mund të pyesim veten: ‘Pse tradhëtoi?!’ dhe t’i futemi një sërë analizash, që mund të çojnë në qindra përfundime. Eh, dhe sa herë e kemi thënë që djemtë, në fakt, nuk janë aq të komplikuar sa e mendojnë vajzat?

Sipas një studimi të fundit, ku janë marrë në pyetje 2000 meshkuj, kanë qenë pesë përgjigje ato që kanë surprizuar lidhur me arsyet e tradhëtisë. Për të qarë a për të qeshur, ja si qendron e vërteta:

‘Ishte një vajzë shumë seksi.’

‘U tregua e gatshme për të kaluar në fazën tjetër.’

‘Unë dhe partnerja nuk po kryenim marrëdhënie prej një kohe të gjatë.’

‘Isha i mërzitur.’

‘Partnerja ndaloi së më kushtuari vëmendje.’

Duken si arsye të dobëta dhe tejet sipërfaqësore, por ja që këto kanë qenë përgjgijet më të zakonshme të meshkujve të marrë në studim. Sipas një ndarje akome dhe më specifike, 32% e tyre kanë pranuar se personi me të cilin kanë tradhëtuar ka qenë një shoqja e tyre, 19% kanë thënë se e kanë takuar tjetrën në një bar, ndërsa 15% i kanë njohur në faqet në rrjet dedikuar takimeve. Dhe për të mos harruar, 53% e tyre kanë arritur ta mbajnë sekret. Për t’u duartrokitur (?!)…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF