KreuCelebrity

Zayn Malik shpresonte që lidhja e tij me modelen e famshme të zgjaste përjetë

Një muaj më parë, Gigi Hadid dhe Zayn Malik konfirmuan ndarjen e tyre. Që prej atij momenti të hidhur, asnjëri prej tyre nuk ka komentuar për ndarjen e tyre – deri tani. Gjatë një interviste në telefon me On Air Ëith Ryan Seacrest, Malik u hap për faktin që ai mendonte se do ta donte Hadid gjithmonë.

“Isha i dashuruar dhe mendoj se kjo ishte shumë e dukshme,” tha këngëtari 25 vjeçar. “Po shpresoja të isha i dashuruar me dikë për gjithë jetën time, siç të gjithë mendoj se shpresojnë. Por gjërat ndryshojnë dhe ne ecim para me jetët tona. Kohët ndryshojnë, por këtë po mendoja kur e shkruajta.”

Me këtë, ai i referohet këngës së tij të re, “Let Me,” e cila u publikua pak ditë më parë. Teksti emotiv i ka bërë fansat nëpër botë të hamendësojnë se kënga ishte inspiruar nga modelja e famshme, ish e dashura e tij, Gigi Hadid.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF