KreuCelebrity

“Boll kopjove Rihanna-n e Beyonce-n”, fansat i kundërvihen keq Elvanës për videon e fundit!

Mesa duket, këtë periudhë fansat nuk po ‘e tolerojnë’ shumë Elvanën në postimet e reja. Mes akuzave për ndërhyrje estetike apo kritikave mbi veshjen, Gjata këtë herë është vënë përballë ndjekësve në një tjetër aspekt. Këngëtarja ka postuar një video ku shihet duke bërë mimika e lëvizje të ndryshme komike, por kjo iu ka kujtuar përdoruesve një tjetër artiste…

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Tre ditë më parë, ishte Rihanna ajo që postoi një klip rreth një minutë, ku dhe tregon se si realizon grimin në përditshmëri. Realizuar enkas për revistën Vogue, Riri bën pak a shumë të njejtat lëvizje që shohim sot në videon e Elvanës. Ka mjaftuar kaq për fansat që të drejtojnë akuza për kopjim kundrejt këngëtares shqiptare, duke e kritikuar se kjo e fundit përpiqet të kopjojë Rihanna-n e Beyonce-n. Elvana nuk ka reaguar, pasi përplasje mes artistes dhe komentuesve nuk kemi parë pothuajse asnjëherë.

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Mes videos së Riri-t dhe Gjatës duket sikur ka paksa ngjashmëri. Po ju, mendoni njësoj si përdoruesit e Instagramit?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF