KreuCelebrity

Konkurron dhe Adele?! Këngëtarja shqiptare, favorite për kolonën zanore të James Bond

Me suksesin e filmave të James Bond, sidomos vitet e fundit, gara për të arritur kolonën zanore të filmit në fjalë është shndërruar si ‘mani’ mes këngëtarëve më të mirë të momentit. Askush nuk mund ta harrojë ‘Skyfall’ të Adele, që vështirë të mos të të mbetet në mendje. Por, duket se një tjetër shqiptare që jeton në Britani po mendohet të jetë pjesë e James Bond-it të ardhshëm…

Bëhet fjalë për Dua Lipën, e cila është tashmë suksesi i padiskutueshëm i çdo projekti të ri apo kompeticioni muzikor. Sipas ‘Capital FM’, Dua është favorite për kolonën zanore të një prej prodhimeve më të mëdha sot për sot, e nuk është e nevojshme të themi që nëse kjo realizohet, karriera e Lipës do të arrijë kulmin. Vetëm 23 vjeç, por Dua vështirë të ndalet. Një tjetër emër që mbeti në mendje në prodhimet e fundit ishte dhe emri i Sam Smith, që bëri për vete publikun me zërin e tij.

https://www.instagram.com/p/Bi4s4V6FF-Z/

Nuk dihet se sa do të realizohet, por besojmë se është rasti tipik i ‘ku ka zë, nuk është pa gjë’. Dhe, nuk surprizohemi nëse Dua arrin dhe këtë stad tjetër në rrugën drejt suksesit!

https://www.instagram.com/p/BifX8GxlFdd/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF