KreuCelebrity

Era Istrefi do të këndojë himnin e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”?!

Er Istrefi duket se do të shkruajë historinë në Shqipëri. Këngëtarja do të jetë zëri zyrtar i himnin të Kampionanti Botëror që pritet të mbahet në Rusi. Burime për Prive.al, bëjnë me dije se Era ka bashkëpunuar Dj Deeplo dhe Will Smith për realizimin e këngës, e ndërsa xhirimet e klipit do të nisin nesër.

Kampionati Botëror është kampionati më i rëndësishëm i futbollit që pritet të ndiqet nga miliona tifozë në mbarë botën. Nëse në lajm i tillë do të jetë i vërtetë, atëherë suksesi i saj do të jetë i padiskutueshëm, jo vetëm për tregun muzikor shqiptar, por edhe për atë botëror, pasi jo shumë këngëtare janë përzgjedhur për të qenë pjesë e ceremonisë hapëse së Botërorit.

Era iu prezantua publikut shqiptar me këngën “Mani për money”, e cila erdhi me një stil krejtësish ndryshe nga çfarë ishim mësuar të shihnim. Fama e saj u zgjerua ndërkombëtarisht pas himnit “Bon Bon”. Ky padyshim do të jetë arritja më e madhe për një këngëtare shqiptare.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF