KreuCelebrity

Dua Lipa shkëlqeu në hapjen e finales së Champions League, por humbi atë që dëshironte më shumë

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka dhënë një shfaqje fantastike në hapjen e finales së Champions League në “Olimpic Stadium” në Kiev të Ukrainës. Ajo performoi disa nga këngët e saj më të njohura si “No lie”, “New Rules”, “Be the One” . E veshur si një engjëll dhe e rrethuar nga një grup femrash të tjera, Dua e ndezi skenën e improvizuar në mes të fushës së blertë, me energjinë e saj dhe fishekzjarret.


Çdo gjë shkëlqeu për të dhe komentet në rrjetet sociale ishin tejet pozitive. Mirëpo Dua pavarësisht arritjes profesionale që bëri, ajo që dëshironte me të gjithë zemër nuk u realizua. Ajo postoi disa video në Instagram duke bërë tifo bashkë me të atin për skuadrën e Liverpool-it.

Tifozeria e tyre dukej mjaft e zjarrtë, por kjo nuk ka mjaftuar që Liverpooli ta mbyll ndeshjen me fitore. Ndeshja përfundoi në favor të Real Madrid me rezultatin 3-1 duke çuar në shtëpi kupën e Champions League.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF