KreuCelebrity

Lexuesit e bënë zgjedhjen e tyre! E veshura më mirë në “Class Fashion show 2018” është…

Kryefjalë e kësaj jave ka qenë pikërisht eventi i Alketa Vejsiut, “Class Fashion show 2018”. Një mbrëmje e cila dhuroi një sfilatë, siç jemi mësuar të shohim nga shtëpitë e mëdha të modës, ku gjithçka ishte e kuruar deri në detaje. Ky event i rëndësishëm mode bëri bashkë mbi 400 të ftuar, të cilat i dhanë më shumë hijeshi.

Revista Bordo hapi ditën e djeshme një sondazh, ku ftoi të gjithë lexuesit të saj të votonin se cila nga të ftuara ishte veshur më bukur. Lexuesit votuan dhe shpallën fituese Bieta Sulon, me 19% të votave. Në vendin e dytë renditet e Zonja e shtëpisë, Alketa Vejsiu me 17% të votave, e cila ndiqet më pas nga Eva Murati.

Një numër të konsiderueshëm votash ka marrë edhe këngëtarja Jonida Maliqi dhe Andrra Destani, konkretisht 8 dhe 6%, e ndërsa Miriam Cani, Albërije Hadërgjonaj, Jona Spahiu, Viola Spiro janë renditur në vendin e 6 me numër të barabartë votash, me 3%.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF