KreuFashion

Doni të jeni i pasur? Jua tregojmë ne se si!

Kush nuk do të donte të ishte i pasur. Që nga djali i thjeshtë që ju sjell postën në mëngjes e deri tek të famshmit që shikoni në televizion. Të gjithë në fund të ditës do të donin të shtonin ato zerot në llogarinë e tyre bankare. Megjithatë, për çështjet e parasë, ju duhet të jeni praktik kur planifikoni si të realizoni dëshirat tuaja. Duhet thjesht pak praktikë, dhe ja çfarë duhet bërë.

Shikoje, nuhate dhe shijoje suksesin tënd.

Keni dëgjuar për fuqinë vizuale dhe se si besimi në dëshirat tuaja mund ti bëjë ato realitet? Por a i keni praktikuar këto parime të shumë të rëndësishme. Është një gjë që të shprehësh dëshira gjatë Hënës së Re dhe në Hënë të Plotë çdo muaj, por nuk kanë gjasa të ndodhin nëse nuk filloni të zbatoni parimin e vizualizimit (do ta kem atw qw shoh!). Vetëm të  dëshirosh nuk është e mjaftueshme – nëse do të ishte, askush nuk do të kërkonte asgjë!

Mos bëni krahasime me të tjerët.

Mos e krahasoni veten apo situatën tuaj financiare me të tjerët pasi ju nuk e dini se çfarë është duke ndodhur në të vërtëtë me ta. Duke dëshiruar që të kesh fatin e dikujt tjetër mund të të tërheqësh edhe problemet e tyre dhe gjëja e fundit që do të dëshironit do të ishte të tërhiqnit fatin e keq të dikujt tjetër.

Zbulo se çfarë thotë Jupiteri për ty

Planeti më i madh në sistemin tonë diellor, Jupiteri është planeti i fatit të mirë dhe optimizmit. Pikë së pari zbuloni vendndodhjen e Jupiterit në në chartin tuaj të lindjes pasi nëpërmjet kësaj ju mund të zbuloni  se si të tërhiqni fatin e mirë dhe të përfitoni energji.

Bëni ëndrrat realitet

Të ëndërrosh për atë që dëshiron është e mrekullueshme. Asnjëherë mos i ndaloni ato dëshira. Megjithatë, kur e bëni këtë, sigurohuni që ti rreshtoni ato me ndjesitë e forta në jetën tuaj. Kur e sillni këtë energji në radhitje, i jepni më shumë fuqi dhe forcë dëshirave  tuaja. Kjo është mënyra  se si bëhen dëshirat e parave, dhe kjo është ajo që do të bëjë dallimin kur bëhet fjalë për realizimin e përmbushjes suaj apo jo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF