KreuCelebrity

Eleni Foureira do të ‘djegë’ Tiranën!

Pas pjesmarrjes së saj në Eurovizion, këngëtarja Eleni Foureira duket se do të ketë një verë shumë të ngjeshur.

Ajo ka postuar në llogarinë e saj në instagram axhendën e koncerteve, sipas së cilës duket se Eleni do t’i bjerë kryq e tërthor mbarë Europës. 25 korrikun këngëtarja me origjinë shqiptare e ka rezervuar për Atdheun e saj, pasi do të vijë të mbajë koncert në Tiranë. Ylli i këngës “Fuego” me siguri do ta djegë skenën ato ditë të nxehta korriku, ndaj mbajeni të lirë atë datë!

Sepse Eleni seksi do ndezi Tiranën!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF