KreuCelebrity

Bella Hadid rihidhet në krahët e ish-të dashurit!

Modelja e njohur, Bella Hadid duket se nuk e harron dot dashurinë e saj të vjetër. Gojët e liga kanë që në prill që flasin rreth rikthimit të saj me The Weeknd dhe duket se çdo gjë ka filluar në festivalin Coachella në Kaliforni.

Gjërat dukeshin shumë bukur mes tyre atë natë dhe ata u panë duke u puthur edhe në festën VIP të mbajtur nga Alexander Wang gjatë festivalit të Filmit në Kanë në maj. Burimet thonin me bindje që çifti u largua bashkë nga mbrëmja dhe gjatë gjithë mbremjes të dy dukeshin sikur kishin sy vetëm për njëri-tjetrin.

Mesa duket çifti është bashkë dhe burimet thonë që ata as nuk po përpiqen ta mbajnë të fshehtë këtë gjë!

Nëse e keni ndjekur shtypin rozë me siguri e mbani mend përjetimin e keq që pati Bella pas ndarjes së saj nga The Weeknd vitin e shkuar. Kur ai dhe Hadid u ndanë Bella u shpreh për revistën Grazia që ajo dëshironte që tani të fokusohej vetëm tek vetja dhe të mos mendonte për askënd dhe asgjë tjetër, por mesa duket ka qënë e thënë që ata të dy të hidheshin sërisht në krahët e njëri – tjetrit!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF