KreuCelebrity

Të reja nga familja mbretërore, kush do të jetë kumbari i princit të vogël!

Princi Harry dhe Meghan në pamje të parë duken si zgjedhjet e duhura për të qenë kumbarët e princit Louis, por mesa duhet në Britani mendojnë ndryshe.

Probabiliteti që Meghan të zgjidhet kumbara e princit është shumë e vogël. Lajme të këqija për ju fansa të Meghan! Dukesha e Sussex me shumë mundësi nuk do të jetë kumbara e nipit të saj, princit Louis.

Princi William dhe Kate priten që këtë privilegj t’ia japin njërit prej miqve të tyre të ngushtë. Mundësia që ata të zgjedhin dikë nga familja mbretërore për të qenë kumbarë të djalit të tyre është shumë e vogël.

Në fakt, qarkullon një listë me emrat që mund të jenë kumbarët e princit. E para në listë është dadoja e Harry-t dhe William-t, dadoja Tiggy Pettifer, me vjen sekretari i William-it njëkohësisht edhe miku i tij i ngushtë, Miguel Head. Laura Lopes, vajza e Kamilës, dukeshës së Cornwall është njëri nga emrat që qarkullon dhe listës i bashkohet edhe  ish-sekretarja e Kate, Rebeça Pristley.

Pagëzimi i princit Louis do të bëhet në datë 9 korrik dhe në atë moment do të bëhen publik edhe emrat e kumbarëve të tij.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF