Shëëët….dini ta mbani një sekret?

Do të ruash sekretin nga armiku, thotë populli, mos ia thuaj as mikut! Po si i bëhet kur ndjen se nuk e mbyll dot gojën për atë që di. Këtu hyjnë në lojë ekspertët, të cilët këshillojnë të ndiqen këto hapa:

Shkruaje diku, në një ditar apo një dokument Word në kompjuterin tënd. Nëse shfrehesh aty duke rrëfyer edhe emocionet që po përjeton ( entuziasëm, stres apo ankth për këtë të fshehtë), do të ndihesh më mirë. Kjo ul edhe gjasat që të mos përmbahesh por t`i rrëfehesh një shoku/shoqeje, duke u penduar keqas më vonë!

Mos e përfol. Mos I thuaj të tjerëve që “di dicka“ por nuk e thua dot, se do të ngulmojnë të nxjerrin informacion prej teje e në fund, do të dorëzohesh.

Po tu duk interesante, bëj një listë të arsyeve përse do të ishte më mirë që kjo e fshehtë të mbetet e tillë. Mbaje në ditar apo kompjuter, ku të mos e shohë njeri dhe sa herë të vjen dëshira për të folur, hidhi një sy, thjesht si për vete!

Edhe nëse miqtë nisin të flasin për një temë që lidhet me sekretin tënd, cka do të të ngacmonte jashtëzakonisht shumë për tu “zbrazur“, por nuk je i bindur se duhet të flasësh, ndrysho temë! Sa më pak të mendosh për të, aq më mirë.

Dhe nëse pastaj mendoni se ju nevojitet me patjetër një këshillë, por nuk dini se kujt t`i besoni, shkruani në ndonjë forum në internet mbi këtë temë, gjithmonë në anonimitet dhe mos jepni detaje që mund të zbulojnë se kush jeni!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article