KreuCelebrity

Luana Vjollca e dehur, po aq simpatike sa gjithmonë!

Konsiderohet një nga femrat më të bukura shqiptare, Luana Vjollca gjithmonë shkëlqen në daljet e saj në publik. Flokët bjond, tiparet që bien në sy dhe trupi elegant janë gjithmonë tiparet dalluese të prezantueses.

Këtë herë ajo ka vendosur të dali pak nga kornizat e vajzës së mirë dhe ka kaluar një natë të “tërbuar” duke përfunduar e dehur.

Me një foto që ka ndarë në Instastory ajo ka nxjerrë një foto të saj ku i vihen re sytë e zvogëluar dhe të skuqur nga pija, por ajo duket shumë simpatike edhe kështu! Ka qenë vetë Luana që e ka pranuar që është e dehur. Fotoja shqërohet me një shkrim që thotë “ Shumë verë”.

Mesa duket as pija nuk ia heq sharmin Luanës që shkëlqen me një fustan të shkurtër me printe leopardi, të kombinuar më sandale të zeza dhe me një çantë të kuqe.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF