KreuInterior

8 këshilla si të arredojmë dhomën e gjumit!

Arredimi i shtëpisë se re, përveç kënaqësinë kalon jo me pak stres. Kush janë tendencat e fundit, cilat janë ngjyrat e preferuara të famijes, ato që të japin energji, apo e kundërta qetësi. Të gjitha këto pyetje e bëjnë të vështirë zgjedhjen. Në këtë rast shpëtimi vjen te arkitekti dhe akoma më këndshëm te tendencat e fundit. Si tyre këtë vit, ngjyrat brilante, guximtare dhe ndonjëherë të ekzagjeruara janë të preferuara për të personalizuar mobilje. Ngjyra e gjelbërt (pantone) është padyshim kryesorja. Delikate, e matur, duke marrë inspirim nga natyra. ja disa sugjerime për mobilimin e një dhome gjumi. Ngjyra blu gjithashtu vijon të pushtojë mjediset e brendshme me elegancën dhe rafinimin e saj.

1.Shmangni muret me ngjyrë të errët. Ngjyra e bardhë e bën dhomën të duket më e madhe dhe më harmonike. Përdorni pa frikë ngjyra të ndritshme: muret vibrante, pikturat e gjalla, perdet apo mbulesat shumëngjyrëshe e ndriçojnë dhomën.

 

2.Zakonisht dollapët zënë shumë hapësirë, prandaj mund ta keni në konsideratë të ndërtoni një kamare në muri, ku perdet do të shërbejnë si dyer të dollapit, sepse do ju bëj të ndiheni vërtetë komode në hapësirën e dhomës suaj.

3.Krevati është pika më e rëndësishme në dhomën tuaj të gjumit dhe dysheku është pjesa më delikate e tij. Zgjidhni një dyshek me cilësi të lartë dhe në këtë rast ai duhet ndërruar pas 8-10 vjetësh. Sigurohuni që të ketë sipërfaqe të mjaftueshme, të jetë komfort.

4.Dritaret gjithashtu duhet të jenë të një cilësie të lartë për të evituar zhurmat. Pajisjet elektronike duhet të jenë shumë pak të pranishme në dhomën e gjumit. Mundohuni që dhoma e gjumit mos të kthehet në një zyrë pune më vete.

5.Pasqyra në dhomë ka efekt edhe zmadhimin e hapësirës. Nëse keni nevojë t’i jepni shtëpisë tuaj më shumë hapësirë dhe nuk keni ndërmend të bëni punë të mëdha, atëherë pasqyrat mund të jenë një ndihmë e madhe. Me kujdes, në varësi të ambienteve apo nevojave të ndryshme që kanë këto hapësira.

 

6.Perdet janë një zgjedhje shumë serioze. Zakonisht janë një nga aksesorët e fundit që blejmë kur jemi duke ristrukturuar shtëpinë. Një perde e zgjedhur gabim mund të prishë dhe arredimin më të veçantë.

7.Dyshemetë po bëhen gjithnjë e më shumë pika e fortë e krijimit të një ambienti dhe teknologjitë e reja e kanë bërë këtë zgjedhje të shumëllojshme.

8.Një shtëpi plot me libra të jep në mënyrë të menjëhershme një ndjenjë ngrohtësie, qetësie dhe rafinimi. Një ide e këndshme është përdorimi i disa kolonave prej librash të vendosura në vende të ndryshme nëpër shtëpi. Duhet pasur kujdes që madhësia e këtyre kolonave, të mund të vendosen objekte të vogla për dekor.

Burimi /Donna Moderna

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF