KreuStil Jetese

Këshilla mode, ngjyra më në modë e kësaj vere që duhet të jetë në garderobën tuaj!

Tendencat e verës kanë qenë të shumta, duke filluar nga ngjyrat pastel, copat me dizenjo frutash, fustanet deri në fund të këmbëve, dantella, por kemi edhe një detaj tjetër për t’iu prezantuar.
Një nga detajet më në modë të verës është ngjyra lejla. Ngjyra lejla e zbehtë ose ngjyra livando, sidomos në fustanet e mbrëmjeve ose në kostume zyrtare do t’i lërë të gjithë pa fjalë.


Kjo ngjyrë cilësohet si magnetike dhe njëkohësisht romantike dhe është fiks për stinën. Preferohet tonaliteti i zbehtë, pastel sepse është shumë i lehtë për t’u kombinuar.

Ngjyra livando është pjesë e pasarelave të koleksioneve pranverë verë 2018 i ka marr vendin rozës se zbehtë që mbizotëronte më parë.


Kjo ngjyrë ka diçka të mirë, ju shkon të gjithave. Nëse preferoni fustane të gjatë ose të shkurtër nuk ka rëndësi, fustanet që zbulojnë shpatullat ose ata që janë mbi gju do të dukeshin mrekullisht bukur me këtë ngjyrë dhe ju do të ndjeheshit qendra e vëmendjes.


Përsa i përket koleksioneve ku kjo ngjyrë ka gjetur më shumë hapsirë janë ato të : David Koma, Moschino, Bottega Veneta etj.
Me detaje të ndryshme ata kanë sjellë modele  për stile të ndryshme në mënyrë që të gjithë të gjejnë çfarë pëlqejnë!

 

Burimi: Donna Moderna

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF