KreuCelebrity

Kate dhe William shkelën protokollin me vendin që zgjodhën për të kaluar natën e parë të martesës!

Pas dasmës së Meghan dhe Harryt asnjë nuk duket ta ketë më mëndjen tek Kate dhe William, por mesa duket një detaj i dasmës së tyre e ka rikthyer vëmendjen tek Duka dhe Dukesha e Kembrixhit.
Nuk bëhet fjalë për një detajë dosido, por për thyerje të protokollit mbretërorë që kur bëhet fjalë për Kate-in dhe Williamin nuk ndodh gati asnjëherë.


Gjithçka daton vite më parë, në ditën e ceremonisë së tyre të dasmës. Bëhet fjalë për fillimin e muajit të mjaltit që sipas traditës mbretërore duhet të fillojë ditën në të cilën zhvillohet ceremonia. Kështu kanë bërë të gjithë pjestarët e familjes mbretërore dhe kështu pritej të bëhej dhe nga çifti i sapomartuar i asaj, kohe por gjërat nuk kanë ndodhur kështu.
Kate dhe William kanë vendosur të kalojnë jo vetëm natën e tyre të parë të martesës, por plot 10 ditë në pallatin Bakingam në Londër. Vërtetë ata e thyen protokollin, por shkaku për këtë ishte se gjatë kohës princi shërbente si pilot kërkim-shpëtimi dhe kishte detyra, të cilat nuk mund t’i linte.
Kjo duhet të ketë qenë arsyeja përse mbretëresha i ka lejuar të thyejnë protokollonin sepse në të kundërt ajo do të kishte bërë namin!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF