KreuStil Jetese

A do të konsumonit bulktha për një shëndet më të mirë?

Sigurisht që nuk është ushqim që të tërheq që në pamje të parë ama konsumimi i bulkthave është një ushqim shumë i mirë për stomakun tuaj sipas shkencëtarëve të cilët kanë zbuluar se bulkthat ndihmojnë në krijimin e baktereve të mira të stomakut dhe redukton inflamacionin në trup.

Bulkthat ashtu si edhe insektet e tjera përmbajnë shumë fibra si chitin që nuk gjenden në ushqimet me bazë bimore si frutat apo perimet. Fibrat shërbejnë si burim mikrobial ushqimi për krijimin e mikrobeve të mira të stomakut të quajtura ndryshe si probiotikë.
Universiteti Uinskonsin-Madison bëri kërkime mbi efektin që kanë fibrat që gjenden te bulkthat në traktin gastronomik.
Më shumë se dy bilion njerez rreth e rrotull botës konsumojnë rregullisht insekte të cilat janë të pasura në minerale, proteina, vitamina dhe yndyrna të shëndetshme.
Në studimin e kryer nga Universiteti i Uinskonsin-Madison morrën pjesë 20 persona të cilët konsumonin dy tipe të mëngjesesh.

4 ditët e para ata konsumonin pije dhe kekë me bulktha. Pas këtij eksperimenti atyre i’u bënë analizat e gjakut. Nga analizat e kryera doli se në stomakun e këtyre personave të cilët kishin konsumuar bulktha për mëngjes ishin krijuar mikrobe të mira të stomakut që kishin përmirësuar funksionin gastrointestinal. Ky studim tregon se ia vlen të kryhen kërkime të mëtejshme mbi konsumimin e insekteve dhe benefitet e tyre në shëndet.

Burimi/Dailymail.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF