KreuCelebrity

Ilir Shaqiri baba fanatik, nuk i lëshon pe të bijës!

Ilir Shaqiri është balerini dhe koreografi shumë i talentuar, që pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka zhvilluar në Itali. Paçka ngarkesës që i sjell puna, ai gjithmonë gjen një mënyrë për t’i dhënë kohën e duhur familjes dhe kjo duket në fotot që ai poston në rrjetet sociale nga të cilat vihet re rëndësinë që ka familja për koreografin.

Këtë herë Iliri ka zgjedhur të shpërndajë një foto ku duket ai dhe e vajza e tij, Emily dhe me shumë mundësi ajo është e përkëdhelura e babit. Të dy janë duke pozuar para sektorit të make up-it në një dyqan dhe mesa duket Emily do ketë kërkuar ndonjë produkt kozmetik ndërkohë që i ati nuk lëshon pe dhe po sillet si një baba fanatik!


“Kot e ke” , – shkruan Shaqiri krahas fotos dhe duket se e ka ndarë mendjen të mos i japë atë që kërkon.
Përtej shakasë, Emily me shumë mundësi kërkon një produkt bukurie, por ajo nuk ka fare nevojë për të. Ajo ka freskinë e moshës dhe i ati i saj e di këtë. Kjo foto simpatike qartazi tregoi marrëdhënien e bukur që atë e bijë ndajnë

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF