KreuKuzhine

A do të guxonit të provoni këto kombinime ushqimesh aspak të zakonshme?

Përdoruesit e Twitter kanë ndarë kombinimet më të çuditshme  të ushqimeve që në fakt janë shumë të shijshme- përfshirë këtu Nutella me patatina dhe pica me sheqer.Disa kombinime ushqimesh shkojnë shumë mirë me njëra tjetrën si mishi I derrit me mollë apo pula me majonezë por disa ushqime ‘aventuriere’ kanë testuar kufijtë e shijeve që shkojnë mirë me njëra-tjetrën.Disa përdorues të Twitter  të cilët kanë eksperimentuar në kuzhinë ndajnë me ne ushqimet e tyre të preferuara dhe të çuditshme dhe na japing sugjerime për ushqime të shijshme.Më shumë se 3000 njerëz postuan ushqimet e tyre të përziera pas pyetjes : cili është kombinimi I preferuar I ushqimit tuaj.

‘Unë vendos skittles në kokoshka’

‘Unë ha patate të skuqura me Nutella”

“Pica me sheqer”

“Nuk ka rëndësi se çfarë ushqimi ndodhet në pjatën time në mëngjes. Çdo gjë e shoqëroj me shurup çokollate”

“Patatina të mbuluara me nutella”

“Oriz me banane. Shumë i shijshëm”

 

“Akullore me patate të skuqura”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF