KreuStil Jetese

Mos u skandalizoni! Këto janë blerjet e çmendura të Vip-ave

Yjet shpesh janë të famshëm edhe për të mos pasur asnjë lloj kufizimi sepse martesa miliona dollarëshe, dhe gjeste romantike janë për ta diçka krejt e zakonshme. Disa yje, megjithatë, kanë bërë për veten disa blerje, duke shenzuar një pjesë të mirë të pasurisë së tyre për blerjen e disa gjërave që mund edhe të tingëllojnë të çuditshme.

David Beckham: Vibrator platini me vlerë 2 milionë dollarë

Një vibratorë platini me gurë diamanti të vendosur brenda saj është dhurata që David Beckham i ka bërë bashkëshortes Victoria kur ajo ishte shtatzënë

Tom Cruise: Aparaturë për ekografi me vlerë 200 mijë dollarë.

Kur Katie ishte shtatzënë me vajzën Suri, Tom u bë shumë protektivë dhe vendosi të blejë një makinë me ujtratinguj për ekot që të sigurohej se çdo gjë shkonte mirë!

Daniel Radcliffe: Dyshek me vlerë 17 mijë dollarë

Ne nuk e dimë saktësisht materialin e dyshekut, por siç edhe duket ishte shumë, shumë e shtrenjtë.

Beyonce: Pantallona ari me vlerë 100 mijë dollarë

Gjatë një koncerti, mbretëresha e muzikës mbante veshur një palë pantallona të ngushta formë streçeje të veshura me ar.

Rihanna: 1 milionë dollarë në vit për produktet e flokëve

Rihanna njihet për ndryshimet e shpeshtë dhe të shumtë të stileve të saj të flokëve dhe për ta bërë këtë i është dashurur të investojë shumë para!

Katy Perry: Biletë me vlerë 200 mijë dollarë për të dërguar ish-in e saj në një udhëtim në hapsirë.

Në momentin e dhuratë sigurisht që Russell Brand ishte i dashuri i Katy Perry dhe me rastin e ditëlindjes së tij, këngëtarja i dhuroi atij një udhëtim në hapsirë. Udhëtim ky, që me thënë të vërtetën, nuk ndodhi kurrë!

Lady Gaga: Makinë që largon fantazmat me vlerë 50 mijë dollarë

Gaga ka frikë nga shpirtrat dhe fantazmat dhe për t’i mbajtur larg ka blerë një pajisje që i ka kushtuar 50 mijë dollarë.

Paris Hilton: Shtëpi për qenushat me vlerë 325 mijë dollarë

Paris ka shpenzuar një pjesë të mirë të pasurisë së saj për t’i dhuruar qenushëve të saj një shtëpi që mund të cilësohet pa frikë si një vilë e vogël.

Mike Tyson: dy tigra Bengal me vlerë 150 mijë dollarë

Mike Tyson ka zgjedhur për kafshë shtëpiake, një lloj të pazakontë! Mbi të gjitha duke marrë parasysh sesa ka shpenzuar për ta.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF