KreuCelebrity

Fatma dhe Alfio qenkan të dashuruar!

Fatma dhe Alfio çifti më i ri i ekranit! Çift në kuptimin e parë dhe më të bukurin; atë të dashurisë.
Moderatorja e ëmbël e InTv dhe shefi i kuzhinës janë të lidhur ( nuk e dimë prej sa kohësh) dhe ka qenë vetë Alfio që e ka pranuar para të gjithëve.

“Po, po e po… lumturia është tek gjërat e vogla” ka shkruar Alfio nën një foto surprizë ku ai ka dalë së bashku me Fatmën. Me nga një gotë verë në dorë e shumë pranë njëri tjetrit, edhe sikur të mos shkruhej asnjë fjalë nën ate postim, aty kuptohet gjithçka dhe është fiks rasti se një foto vlen sa mijëra fjalë.


Nuk e dimë prej sa kohësh çifti (që ne na duket se shkojnë shumë) është në një lidhje, por pasi i hodhëm një sy llogarive të Fatmës dhe Alfios në instagram pamë se të paktën këtë verë ata kanë qenë në të njëjtat vende me pushime; por që na e paskan fshehur mjeshtërisht!


Nëse çunat do ta kenë zili Alfion për ‘trofeun e ëmbël’, gocat do ta kenë aq zili Fatmën për faktin që s’do t’i duhet fare të kalojë nga kuzhina sepse eksperti i kuzhinës është Alfio dhe se shprehja “dashuria vjen nga stomaku” për bukuroshen e FunDay me siguri tani ka marrë kuptim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF