KreuStil Jetese

Hilton Garden INN në Shqipëri, ja çfarë do të gjeni!

Grupi prestigjoz Hilton (NYSE: HLT) celebroi  pak ditë më parë hapjen e hotelit të parë në Shqipëri – Hilton Garden Inn Tirana. Ceremonia Gala u zhvillua në praninë e shumë të ftuarve nga fusha të ndryshme si dhe personaliteteve të qeverisjes qendrore dhe lokale. Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi, përfaqësues të trupit të diplomatik në Shqipëri, media, përfaqësues të Grupit Hilton, institucioneve, bizneseve dhe organizatave të ndryshme, etj., festuan së bashku hapjen e hotelit më të ri në Shqipëri, Hilton Garden Inn Tirana në prag të Ditës Botërore të Turizmit. Në emër të grupit Hilton, përshëndeti Alexandra Murray – zëvendëspresidente e Grupit Hilton për EMEA. Z. Erdit Selmani përshëndeti në emër të kompanisë investuese Selmani shp.k. Mbrëmja festive u kulmua me prerjen e shiritit të inaugurimit dhe përfshiu vizita nëpër ambjentet e hotelit si dhe një pritje me spektër shumë të gjerë argëtimi për të pranishmit. “Kjo ngjarje është kulmimi i shumë muajve bashkëpunimi dhe pune këmbëngulëse me investitorin Ali Selmani dhe autoritetet qendrore e lokale për të sjellë në Tiranë, markën e re dhe të freskët Hilton.” tha Michael Ëalker, Drejtor i Përgjithshëm. “Është kënaqësi për ne që të mirëpresim dhe t’u shërbejmë mysafirëve tanë për shumë vite në vijim.”

TË VEÇANTAT E HILTON GARDEN INN TIRANA

Pozicion i përshtatshëm, vetëm dy kilometra larg qendrës së qytetit dhe vendndodhjes së bizneseve.

Qendra e biznesit dhe fitnesit e hapur 24/7.

Wi-Fi falas në të gjithë hotelin.

143 dhoma të rehatshme, duke përfshirë 2 dhoma të përshtatshme për persona me aftësi të kufizuara dhe 9 suita.

Televizor HD 40 inç, hapësirë e sigurtë për vendosjen e laptopit, frigorifer i vogël dhe makineri për kafe/çaj në çdo dhomë.

Restorani “Olive Tree” ofron ushqime nga kuzhina tradicionale dhe lokale

Bar Lounge me tarracë të jashtme.

Dyqani ofron për mysafirët një varietet artikujsh.

Qendër fitnesi e hapur 24/7.

Afërisht 1200 metra katrorë hapësirë për evente, duke përfshirë 4 salla për mbledhje, 2 salla për argëtim, të gjitha me ndriçim natyral.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF