KreuStil Jetese

Emina Cunmulaj sjell burrin miliarder në fshatin e lindjes dhe ja ç’ndodh!

Emina Cunmulaj ka udhëtuar me bashkëshortin e saj miliarderin iranian Sam Nazarian drejt Malit të Zi për të vizituar vendlindjen dhe familjen e saj. Çifti ka udhëtuar me avionin e tyre privat nga Maroku ku gjendeshin ditët e fundit për të mbërritur 1 ditë më parë në fshatin ku ka lindur modelja e njohur shqiptare dhe ku aktualisht jeton familja e të afërmit e saj.

Në një seri videosh në llogarinë e saj në Instagram, Emina ka treguar se siç edhe e do zakoni familja e saj ka shtruar një tryezë të madhe të mbushur plot me ushqime tradicionale teksa shihen duke biseduar e qeshur gjithë familja bashkë. Jo vetëm kaq, por ajo dhe bashkëshorti i saj- pronar i një rrjeti gjigand hotelesh, restorantesh në gjithë botën, ka parë edhe sesi bëhet pija tradicionale shqiptare: rakia. (shih me poshte)

34-vjeçarja u shpjegon ndjekësve të saj mënyrën se si bëhet rakia duke filmuar procesin e duke i treguar të gjithëve për këtë traditë të vendit tonë.

Kjo nuk është hera e parë që Emina dhe Sam vizitojnë vendin e origjinës së modeles shqiptare, pasi të njëjtën vizitë çifti e realizoi edhe në korrik të vitit të shkuar.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF