KreuStil Jetese

Sara Hoxha rrëfen abortin e parë, humbjen e të atit, marrëdhënien me të ëmën dhe dashurinë me Ledionin

Sara Hoxha ka dhënë intervistën e saj të parë për publikun dhe këtë e ka bërë përballë bashkëshortit të saj gazetar, Ledion Liço. Në një rrëfim të sinqertë e pa dorashka 22-vjeçarja ka treguar për revistën “Who” atë ç’ka nuk dihej për të, jetën private, familjen Hoxha, historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin e saj aktual Ledion Liçon, dhe përballjen e saj me jetën pas humbjes së babait.

Ajo ka treguar se përpara se të bëhej nënë e djalit London, ajo ka pasur një tjetër shtatzëni që fatkeqësisht nuk zgjati shumë e përfundoi në abort për shkak se zemra e bebit pushoi së rrahuri. “Ne kemi patur një shtatzëni përpara London, që fatkeqësisht u ndërpre në mes, sepse zemra e bebit pushoi së rrahuri. Dua ta them këtë, sepse është diçka që u ndodh shumë njerëzve, është shumë e trishtë, por dua që të kuptojnë që nuk është përfundimtare ajo ndjesi. Ti e mban mend se sa u mërzitëm për një fëmijë që ishte sa një kikirik, që as nuk e njohëm, dhe aty e kuptuam sa shumë donim që të krijonim një familje tonën.”– tregon Sara

Sa i përket marrëdhënies me të emën, Vjollca Hoxha, ajo ka rrëfyer se fillimisht ajo dhe e ëma nuk kanë qenë shumë të lidhura me njëra-tjetrën sepse ajo ka qenë gjithmonë ‘vajza e babit’, dhe madje fajësonte të emën për humbjen e të atit kjo për shkak edhe sepse largimi i tij nga jeta erdhi në një moshe të vogël e delikate për Sarën. “Në fillim unë dhe mami im nuk ishim shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Unë isha më tepër vajza e babit, isha më e lidhur me të. Mami ishte tërë kohës aty, e merrja pak për të mirëqënë, ndërsa babit ia ndjeja mungesën, doja ta kënaqja, ta bëja të ndihej krenar. Pastaj kur babi ndërroi jetë, gjërat morën pak për kot. Nuk është se nuk e doja, se unë vdes për mamin tim, por e bëja atë me faj që babi nuk ishte më. Ishte mbase mënyra ime për t’u përballur me humbjen. Për të do të ketë qënë shumë e vështirë kjo pjesë, por kur e mendoj, isha akoma fëmijë kur ai iku.”

“Pastaj gjërat ndërruan kur u lidha me ty, sepse më shihte si të rritur, më të pavarur, pra kishim një komunikim të ri dhe më pas kur linda London, arrita të kuptoj vërtet se sa shumë ka bërë ajo për mua, për ne. E shihja vetë se sa e vështirë ishte të rrisje një fëmijë, sa përgjegjësi ke dhe i shtoja dhe faktin që babi nuk ishte aty për të, ajo ishte vetëm, vetëm në familje, vetëm në biznes, por si një Super Grua! Mami im është gjithçka.”

Sigurisht që në këtë intervistë nuk kishin sesi të mungonin pyetjet edhe për historinë e tyre të dashurisë që nisi vite më parë, kur çifti nisi të takohej fshehurazi dhe të qëndronte në shtëpinë e Ledionit për t’i shpëtuar vëmendjes së publikut ndonëse kjo nuk zgjati shumë. Jo vetëm kaq, por e mësuar me qetësinë e jetës private dhe e pamësuar me vëmendjen publike, kur lajmi se Sara dhe Ledioni ishin bashkë doli në media, Sara Hoxha pësoi një shok që solli dhe ndarjen 3 ditore mes tyre. “Kur historia jonë u bë publike dhe doli në çdo faqe online, unë isha në gjendje shoku. Nuk isha gati. Isha vetëm 18 vjeç, në një lidhje me dikë 10 vite më të madh se unë, që punonte tek kompania e familjes sime. Jemi ndarë për 3 ditë. Atëherë  mendoja që ky ishte fundi. Une isha një njeri shumë privat, ndërkohë kush nuk më shkruante për këtë histori. U futa në gojën e të gjithëve brenda natës, ishte e papritur dhe nuk e kapërdija dot.”

Megjithatë duket se këto histori tashmë i përkasin të shkuarës, pasi çifti tashmë prindër të një vogëluashi që në dhjetor do të mbush 2 vjeç po shijon periudhën e post ceremonisë së martesës që zhvilluan 2 muaj më parë në Liqenin e Como-s në Itali.

Sa i përket të ardhmes? Sara Hoxha ka rrëfyer se një ditë ata do të largohen nga vendi dhe se ajo e sheh veten si një avokate e zonja dhe ndoshta duke punuar në New York.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF