KreuCelebrity

Veterani i “Portokalli” rikthehet këtë të diel!

Ai është një ndër veteranët e spaktaklit të humorit në Top Channel. Erand Sojli u largua për të vazhduar karrierën e tij si artist në SHBA, por duket se ai nuk mundi të qëndrojë dot më gjatë larg “Portokalli”, pasi nuk i ndahet shpirti nga ky spektakël siç edhe u shpreh vetë Erandi në një intervistë në Top Channel. Aktori ka lënë për ca kohë Amerikën dhe duke filluar nga kjo e dielë ai do t’i bashkohet kastit të “Portokalli”. Nuk e dimë nëse Sojli do të sjellë një personazh  të ri në spektakël, apo do të “ringjallë” ndonjë prej roleve që ka patur si; Xhixh Merinanga, Menaxheri, Naqja…

Se ç’do sjelli Erand Sojli kësaj here në “Portokalli” mbetet për t’u parë në takimin e së dielës!

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF