KreuKuzhine

A duhet që Veganët t’u diktojnë fëmijëve të tyre dietën Vegane?

Bota do të ishte një vend më i mirë nëse do të mund të zgjidhnim identitetin tonë që në lindje por fatkeqësisht deri në njëfarë moshe kur ne jemi të aftë të shprehim mendime apo të bëjmë zgjedhjet tona, janë prindërit tanë ata që vendosin për ne- nga besimi ynë fetar, te emri, gjuha që do të flasim dhe deri te rrobat që do të veshim.

Kur vjen fjala të ushqyerja apo dietat ushqimore ekzistojnë shumë debate si: ‘A duhet që prindërit të imponojnë mënyrën e tyre të ushqyerit edhe te fëmijët e tyre’? Edhe pse mund të mendoni se janë fëmijët ata që zgjedhin ushqimin e tyre kjo nuk është e vërtetë pasi janë prindërit ata që blejnë ushqimet dhe I pregatisin duke menduar se të rrisësh një fëmijë me të njëjtat zakone të ushqyeri si ata kjo e bën pazarin javor më të lirë pasi ushqimi që gatuhet, gatuhet njësoj për të gjithë familjen.

Shumë besojnë se ti ndalosh ushqime fëmijës si mishi, peshku apo bulmeti është e paaërgjegjshme. Ky debat ka kohë që zhvillohet në Itali ku prindërit I imponojnë fëmijëve të tyre një dietë vegane me të cilën fëmijët nuk arrijnë të marrin të gjitha elementët e nevojshme për rritjen e tyre dhe për këtë prindërit e tyre rrezikojnë të shkojnë në burg.

Po, po në burg. Sipas BBC ky draft i propozuar nga Elivra Savino e Forza Italia  sugjeron që nëse ky draft miratohet atëherë prindërit që u imponojnë fëmijëve të tyre të jenë Vegan rrezikojnë deri në 1 vit burg, duke u shtuar në 4 vjet nëse fëmija  vuan nga komplikacione të përhershme të shëndetit dhe 6 vjet nëse fëmija vdes.

Ky draft u paraqit në parlament para 18 muajsgh kur shumë fëmijë shfaqën probleme me shëndetin në Itali. Dieta vegane ka mungesë të zinkut, hekurit, vitaminës D dhe B12  dhe omega-3.

Burimi/ Elle

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF