KreuFashion

12 trendet e vetullave që vijnë nga Hollywood-i

Ndoshta kjo është vera e ndryshimeve! Nëse mendoni se ka ardhur momenti të ndryshoni disa gjëra në fytyrën ne ju japim një ide se nga mund ta filloni: Fillojeni nga vetullat! Disa nga yjet e Hollywoodit në vite janë frymëzim për të pasur vetulla perfekte. Nëse keni formën e fytyrës të ngjashme dhe keni guxim për të rënë në sy atherë ju këshillojmë të shihni galerinë për tu frymëzuar.

Cara Delevingne  –  Vetullat e Cara kanë qënë me siguri burimi i frymëzimit për vetullat e trasha që janë kaq shumë në modë.

Rihanna – Mbretëresha e të gjithë gjërave të bujshme. Sido që Rihanna ka luajtur me makeup-in e saj, ndonjëherë dhe duke e tepëruar, deri më sot vetullat e saj kanë qënë perfekte.

Rosie Huntington-Whiteley – Duke parasysh që për vetullat e saj kujdeset artisja e makeup-it Katie Jane Hughes nuk ka sesi vetullat e saj të mos jenë kaq të rregullta.

Beyoncé –  Kombinimi perfekt i vetullave të krehura lart dhe të dendura, ama të drejta dhe që japin idenë se janë gjithmonë në modë, pa harruar harkimin e duhur për ti bërë të duken perfekte!

Audrey Hepburn –  Ndoshta vetullat më të paharkuara në histori. Vetullat e saja të drejta, të errëta ishin veçantia e saj.

Zendaya – Vetullat e saja të plota janë me siguri burim zilie për shumë!

Elizabeth Taylor – Dama Elizabeth Taylor me vetullat e saj që janë eptiomë e bukurisë klasike Hollivudiane- të trasha dhe të errta me një hark të bukur.

Emma Watson – Vetullat e Emës janë të bukura, të trasha në mes, duke u holluar drejtë fundi dhe kjo formë shkon më së miri me sytë e saj në formë bajame duke i bërë ata të duken më të ngritur dhe më të mëdhenj.

Kate Upton –  Modelja dhe aktorja na tregon që vetullat s’kanë pse të jenë të trasha që të të bëjnë të veçantë. Mjafton një hark i dukshëm për ta bërë fytyrën të duket më e ngriur dhe një laps për vetullat dy tonalitete më i errët se ngjyra e flokëve dhe mund të arrish atë që kërkon!

Margot Robbie –  Mos ki frikë të lyesh vetullat! Bjondja Robbie e arrin ngjyrën e saj të vetulles duke i lyer 2 tonalitete më të errëta se flokët, duke i bërë dukshëm më të bukura.

Keira Knightley – Keira Knightley ka përqafuar formën natyrale të vetullave të saj. Vetëm pak xhel për vetullat dhe ato duken shumë mirë.

Lily Collins –  Fytyra në formë zemre e Lilit i bën vetullat e saj të trasha të duken bukur. Nëse nuk keni natyralisht vetulla të mëdha por forma e fytyrës si e bukuroshes Collins ju lejon të keni vetulla të tilla, mjafton një laps për të arritur atë që dëshironi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF