KreuStil Jetese

Madonna na la pa fjalë! 60 ama duket si 30

Ylli i muzikës pop Madonna nuk lë rast pa na surprizuar me stilin e saj dhe të njëjtën gjë bëri edhe të martën në mbrëmje. Artistja 60-vjeçare u pa në një nga club-et e Londrës teksa festonte lançimin e koleksionit të Moschino në bashkëpunim me H&M.

E veshur me një bluze të zezë të dekoruar me detaje zinxhiri ngjyrë flori pjesë e këtij koleksioni, ajo që ra në sy ishte pamja e këngëtares. Me një make up natyral dhe lëkurë të lëmuar, Madona që i ka kaluar të 60-tat duket si një 30-vjeçare.

Madonna u shfaq e ulur në krah të dizenjuesit Jeremy Scott dhe këngëtares Beth Ditto, të cilët kishin veshur pikërisht pjesë të koleksionit të ri. Moschino x H&M është bashkëpunimi më i fundit i markave që do të lançohet në treg më 9 nëntor dhe është vazhdimësi e bashkëpunimeve të mëparshme me stilistët Stella Mçartney, Karl Lagerfeld dhe Erdem.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF