KreuFashion

Kjo pallto shumë e rehatshme e Max Mara është e preferuara e vipave!

Palltoja më e mireë do t’ju shoqërojë kudo- nëpër takimet e mëngjesit apo mbrëmje dhe përveç se është e ngrohtë dhe e rehatshme ajo mund të kombinohet me çdo gjë: xhinse dhe atlete apo edhe kostum. Vishni pallton e perfekte dhe do të dukeni si duhet në pak sekonda. Shpesh ne kërkojmë të gjejmë pallton perfekte për përdorim të përditshëm dhe drejtohemi tea to pallto të cilat kanë një copë më të përshtatshme. Kohët e fundi tama disa femra kanë vënë re një pallto e cila është perfekte edhe për përdorim të përditshëm dhe ajo është Max Mara Teddy Bear Icon. Arushi klasik I pellushit të këtij brandi u prezantua për herë të parë në koleksionin e Max Mara Vjeshtë /Dimër 2013 dhe u bë I famshëm falë copës dhe stilit të saj dhe që prej asaj kohe është bërë një trend.

Për shembull Rosie Huntington-Whitely e kombinoi këtë pallto me xhinse të ngushta dhe çizme të shkurtra. Ose Kim Kardashian West dhe Rita Ora: ato të dyja e kombinuan këtë pallto me ngjyrën e zezë.

Elsa Hosk e kombinoi këtë pallto me xhinse dhe këmishë xhins ndërsa Hailey Baldwin krijoi pamjen perfekte të fundjavës me xhinse dhe një kapele me kapuç.

Për koleksionin Vjeshtë/Dimër 2018, brandi do të nxjerrë në treg këtë pallto të disponueshme në pesë ngjyra të reja, përveç bezhës klasike, të zezës dhe të kuqes. Tashmë mund ta keni këtë pallto në ngjyrë rozë, gri, me print leopardi, të bardhë dhe blu të errët.

Burimi/Vogue

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF