KreuStil Jetese

12 citatet më të rëndësishme të vipave mbi shëndetin mendor!

Lufta më shëndetin mendor prek me miliona njerëz çdo vit dhe është vlerësuar se 1 nga pesë të rritur vuajnë nga shëndeti mendor- më shumë se 44.7 milionë njerëz në vetëm në Amerikë. Shëndeti mendor prek çdo njeri madje edhe VIP-at. Më poshtë ju paraqesim disa nga thëniet më të rëndësishme që VIP-at kanë thënë për shëndetin mendor.

Lady Gaga për jetesën me Stresin Post Traumatik

“Fillova të vëreja se fiksohesha në hapsira të zeza e boshe për minuta të tëra. Shikoja pjesë të vogla të gjërave të cilat më torturonin, eksperienca që ishin fshehur thellë në trurin tim duke thënë “Do të merrem me ty më vonë” për shumë vjet pasi truri im po më mbronte ashtu si shkenca na mëson. Kisha simptoma që lidheshin me stresin post traumatic dhe nuk isha e përfshirë në një grup mbështetës për shëndetin mendor.”

Demi Lovato flet për paragjykimet rreth  personave që vuajnë nga shëndeti mendor

“Kur flitet për shëndetin mendor nuk flitet se çfarë është por hapen një sërë paragjykimesh. Është e rëndësishme që të kujtojmë se shumica e njerëzve që vuajnë nga shëndeti mendor nuk janë të dhunshëm. Ka 10 herë më shumë gjasa që ata të jenë viktima të një krimi të dhunshëm.”

Prince Harry flet se si shëndeti mendor prek veteranët

“Thelbësisht, fitnesi luftarak nuk është vetëm për një shëndet fizik të mirë por edhe për një shëndet të mirë mendor. Të gjithë ne kemi parë atletë profesionistë të humbasin gara të rëndësishme nga gabime të pavullnetshme. Kjo është njësoj për çdo individ nën trysni.”

Lili Reinhart  flet për mjekimet që ajo ka marrë për shëndetin mendor dhe rëndësinë e të flourit për të herët dhe shpesh

“Nuk ka një kornizë të caktuar për depresionin. Mund të ndodhë me intervale dhe bazuar në një situatë të caktuar, mund të jetë sezonal ose mund të mos ketë fare një arsye. Në trurin tim gjendet një kimikat i cili ka nevojë për mjekim që të mos ndihem vazhdimisht e trishtuar. Mendoj se njerëzit dhe vipat që kanë diskutuar për këtë janë treguar shumë të guximshëm. Kjo nuk është doçka që duhet lavdëruar. Duhet të jetë diçka e zakonshme për të cilën të flitet në shkollë. Fakti që nuk është i bën njerëzit të ndihen të turpëruar për këtë. Adoleshentët ndiejnë një presion për të fshehur gjërat pasi mendojnë se nuk janë aq të rëndësishme për yu diskutuar. Askush nuk po i billon ata prandaj pse ndihen të mërzitur? Kjo më ka ndodhur mua. Kisha shokë në shkollë dhe njerëzit më thonin se nuk kishte arsye pse të ndihesha e mërzitur. Ndjenjat tuaja janë të palogjikshme. Mesazhi im është që kjo nuk është e vërtetë. Nuk ka pse të kesh një arsye. Ndjenjat tuaja vërtetohen nga fakti se ju i ndjeni ato.”

Kristen Bell flet për historinë e saj me anti- depresantët

“Kur isha 18 nëna më tha’ nëse ndihesh sikur gjërat rreth teje nuk po shkojnë ashtu si duhet dhe ti fillon të ndjesh sikur je paralizuar nga frika kjo është ajo që është dhe ja se çfarë duhet të bësh për të ndihmuar veten.’ Dhe unë kam patur një dialog shumë të hapur dhe të sinqertë rreth kësaj teme sidomos me nënën time dhe jam shumë mirënjohëse për këtë pasi duhet të jesh në gjendje që të përballesh me një gjë të tillë. Dua të them se unë paraqes atë person aq të gëzueshëm por punoj edhe shumë fort dhe kontrolloj veten nëse kam nevojë për ushtrime dhe mora një recetë kur isha ende shumë e re për të kaluar ankthin dhe depresionin dhe i marr ende ato ilaçe sot. Nuk ndihem e turpëruar nga kjo pasi nëna ime më tha se nëse ndihesh kështu fol me doktorin, me një psikolog dhe shiko se si mund ta ndihmosh veten. Nëse vendos të marrësh mjekime për veten tënde kupto se bota do të të kritikojë për këtë por në komunitetin mjekësor nuk mund ti ndalosh një diabetiku insulinën. Kurrë. Por për një arsye apo një tjetër kur dikush ka nevojë për antidepresantë menjëherë ata bëhen të çmendur. Dhe nuk e di nuk para e kam mundësinë për të folur shpesh për këtë por nuk ndihem fare e turpëruar.

Selena Gomez flet rreth stigmës që rrethon terapinë

“Terapia ka ndryshuar komplet jetën time. Do të doja që më shumë njerëz të flisnin rreth terapisë. Ne vajzat jemi mëduar të jemi shumë të forta, seksi dhe të këndshme dhe të lëmë në baltë atë vajzë e cila nuk është si ne.

“Marr Lexapro dhe nuk do e lë kurrë. Marr një dozë tē ulët dhe nuk kam pse ta lë pasi nuk dua të rrezikoj.”

Miley Cyrus flet për depresionin dhe faktin se varet nga eksperienca personale

“Depresioni është një çështje që njerëzit nuk dinē si tē flasin rreth faktit i të qenit në depresion- dhe nuk ka problem të ndihesh i mërzitur. Kam kaluar një periudhë kohe kur kam qenë në depresion. Mbyllesha në dhomë dhe babi e shkallmonte atë. Isha thjesht në depresion jo se dikush tjetër bëri që të bija në depresion. Çdo njeri mund të përfitojë shumë nēse flet me dikë. Unē jam kundër ilaçeve por shumë njerëz kanë nevojë pēr to edhe unë dikur kisha nevojë për to. Shumë njerëz më shihnin si mosmirënjohëse por ishte diçka që nuk mund ta kontrolloja. Nuk ka gjë më të keqe se të shtiresh se je i lumtur.”

Chrissy Teigen flet për depresionin pas lindjes

“Të ngrihesha nga krevati ishte e dhimbshme. Më dhimbte shumë kurrizi, shpatullat, madje edhe kyçet. Nuk kisha oreks. Kaloja dy ditë pa ngrënë dhe ju e dini sa i rëndësishëm është ushqimi për mua. Kur nuk isha në studio nuk largohesha kurrë nga shtëpia. U kërkoja njerëzve të vini në shtëpinë time kudo që të ishin. Shumicën e ditëve i kaloja në të njëjtin vend në divan pasi nuk kisha fuqi të shkoja deri në shtrat. John flinte në divan me mua ndonjëherë katër ditë rresht. Madje qaja shumë dhe pa lidhje.”

Ryan Reynolds flet pêr jetesën me ankthin

“Kam ankth. Gjithnjë kam patur ankth. U përpoqa ta menaxhoja duke festuar dhe duke u munduar të humbisja nëpër festa. Kur keni pritshmëri të larta truri juaj e percepton këtë si rrezik.”

Kerry Washington flet për çrregullimin e saj me ushqimin

“E përdorja ushqimin si një mënyrë për të kaluar kohën. Haja çdo gjë dhe ndonjëherë derisa më binte të fikët. Më pas duke qenë se kisha këtë perdonalitetin e perfeksionit u thoja njerëzve se isha në bibliotekë por në fakt shkoja në palestër për orë të tëra. Të mbaja këtë sjellje të fshehtë ishte e dhimbshme dhe izoluese.Ndieja shumë faj dhe turp. Fillova terapinë të cilën e vazhdoj edhe sot. Takoj një nutrivioniste dhe meditoj. Të mësoj të dua veten dhe trupin është një proces i gjatë por nuk jam më si më parë. Terapia më ka ndihmuar të shpreh ndjenjat e mia jo të ha ushqim pa masë.”

Emma Stone flet për bashkëjetesën me ankthin

“Hera e parë që kisha atak paniku ishte kur isha në shtëpinë e shoqes time shtëpia po digjej dhe kjo vazhdoi për tre vite me rradhë. Pyesja mamin të më thoshte se si do të shkonte dita dhe e pyesja përsëri pas 30 sekondash. Doja të dija se askush nuk do të vdiste dhe asgjë nuk do të ndryshonte.”

Burimi/ Marie Claire

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF