KreuCelebrity

Demi Lovato nuk i ndjek më Selena Gomez dhe Nick Jonas në instagram pasi do të shmangë ‘marrdhëniet negative!’

Demi Lovato nuk I ndjek më në instagram disa prej miqve të saj të vjetër ndërsa vazhdon të vendosë mirëqenien e saj në plan të parë. Një burim I brendshmë pretendon se Lovato nuk ndjek më Selena Gomez, Nick Jonas dhe Iggy Azalea pasi dëshiron të qëndrojë larg prej ‘mardhënieve të vështira.’

‘Ajo ka nevojë ta rrethojë veten me persona të cilët e mbështesin atë dhe vendimet e saj dhe të qëndrojë larg negativitetit. Ajo ka bërë një rrugë të gjatë. Është rritur emocionalisht dhe është pjekur shumë gjatë këtij procesi. Jeta e Demit u kthye përmbys pas overdozës që ajo kaloi në Korrik. Një burim I brendshëm tha: “Demi është e lumtur dhe e shëndetshme. 90 ditët që kaloi në rehabilitim e ndryshuan jetën e saj.

Ajo do të qëndrojë jashtë rehabilitimit pasi ka një trajnues që do e ndihmojë jashtë. Ajo po shmang të gjithë ata në rrethin e saj social që e mbështesnin jetesën e saj të mëparshmë. Demi meriton një partner I cili do ta ndihmojë të vazhdojë të ketë një jetë të pastër, dhe familja dhe miqtë e saj mendojnë se ajo po zgjedh miq më të përshtatshëm.” Demi është fokusuar që të qëndrojë esëll pas shtrimit në spital në Korrik pasi kaloi në overdozë në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Burimi/Dailymail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF