KreuCelebrity

Mbretëresha Elizabeth do i kalojë patronazhin mbretëror Meghan Markle në vitin e ri!

Të jesh një pjestar I familjes mbretërore duhet të jetë paksa e ndërlikuar sidomos gjatë festive të fundvitit. Thuhet se Mbretëresha Elizabeth II po planifikon që t’I japë dhuratën perfekte për vitin e ri nuses së nipit të saj Meghan Markle. Burime mbretërore thonë se Madhëria e saj do I kalojë një nga patronazhet e saj mbretërorë Meghan Markle.

Patronazhet janë bamirësitë dhe kauzat e mira që Mbretëresha ka zgjedhur t’I ketë nën kujdesin e saj për vite me rradhë prandaj është një goxha lajm që në javët në vazhdim do kalojë një prej tyre te Meghan. Duke qenë se Mbretëresha dhe Dukesha kanë biseduar kohët e fundit mbi mundësitë e këtij patronazhi thuhet se diskutimet vazhdojnë pavarësisht faktit se cilat kauza do të administrohen nga Meghan.

Deri më tani Dukesha e Sussex është takuar me disa kauza duke përmendur këtu fushatën për Edukimin e Femrave, Bashëkpunimin e Universiteteve të Komonuelthit dhe Teatrin Kombëtar.

Burimi/Marie Claire

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF