KreuStil Jetese

LAJM I FUNDIT/ Vjollca Hoxha shkarkon MENJËHERË drejtorin e Digitalb, Alban Jaho!

Nuk ka qetësi për grupin mediatik Top Media! Lajmet më të fundit pohojnë se Vjollca Hoxha ka shkarkuar menjëherë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Digitalb, Alban Jaho. 49 vjeçari qëndronte në krye të kompanisë së njohur që prej vitit 2004 dhe siç shkruan newsbomb.al, është kapur në shkelje të rënda nga zonja Hoxha, njëra prej aksionereve kryesore të kompanisë.

Vendimi për shkarkimin e menjëhershëm të Jahos, duket se është marrë “ekskluzivisht” me votat e familjes Hoxha, pasi ndër katër aksionarët që kanë votuar për shkakrimin e tij, tre janë Vjollca, Itan dhe Redia Hoxha.

Në vendimin e mbledhjes së aksionerëve thuhet se motivacioni për shkarkimin e Alban Jahos është shkelja e rëndë dhe flagrante e detyrave që i kishte ngarkuar Këshilli Mbikqyrës. “Zoti Alban Jaho detyrohet që brenda ditës së sotme, t’ia dorëzojë nëpërmjet një procesverbali ambientet dhe mjetet e punës, si dhe të gjithë dokumentacionin shkresor dhe elektronik të administrimit të veprimtarisë së shoqërisë znj. Vjollca Hoxha dhe z. Arben Taipi”, thuhet në vendimin e siguruar nga Newsbomb.al.

Ndërkaq cna.al shkruan se Hoxha ka tentuar shkarkimin e Jahos edhe një vit më parë por ky vendim i saji nuk gjeti mbështetjen e aksionerëve të tjerë të kompanisë.

Postin e administratorit të përkohshëm të Digitalb do ta mbajë Arben Taipi dhe Vjollca Hoxha.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF