KreuCelebrity

Wow…Robin Schulz në Tiranë !? Zbulohen detaje të reja nga eventi i JUTH  

Të rinjtë kanë ditë që po flasin për këtë event, nëpër rrjetet sociale. Në fillim dukej thjesht si një lojë virale komunikimi që ata nisën në Facebook e Instagram, duke përdorur ca fjalë kyçe e thirrje në gjuhën e tyre, për t’u bërë JUTH. Dukej si një ndër ato sfidat që nisin për të përfshirë sa më shumë të rinj në lojë. Por pas çdo postimi, u zbuluan edhe më shumë detaje që treguan se bëhej fjalë për këtë event.

Pak momente më parë u zbuluan detaje nga eventi, emra të njohur të muzikës shqiptare si DJ Vicky, Arilena Ara, Mc Kresha, Ledri Vula por ajo çka surprizon edhe më shumë, është emri i DJ me famë mbarë botërore, DJ Robin Schulz. Wow, e kujt ja priste mendja!? JUTH po na surprizon…

Shumë kuriozë se çdo të ndodhë, por deri tani të paktën jemi të sigurtë që festa do ta ndezë me datë 8 Shkurt, Pallatin e Kongreseve, vendin ku do të mblidhen të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç…Bileta? Ah po, bileta është vetë aplikacioni JUTH, që shkarkohet falas në apple store dhe Google Play Store.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF