KreuStil Jetese

Anulohet fare “2 gisht mjaltë”! Arsyeja e fortë që filmi të mos dalë KURRË!

Prej muajsh të tërë pritet që filmi komedi ku luan artistja Elvana Gjata dhe aktori Ermal Mamaqi të shfaqet në kinematë shqiptare. Filmi, që ka përfunduar xhirimet në verën e 2018-ës, së fundmi thuhet se ka gjasa të mos shohi KURRË dritën e publikimit!

Sipas iconstyle.al arsyeja se përse “2 Gisht mjaltë” mund të mos transmetohet asnjëherë lidhet me përmbajtjen e tij. Sipas burimeve tematika e trajtuar në film përfshin afera droge dhe se aktori Ermal Mamaqi në film quhet Ervin- njësoj si i fejuari i Elvana Gjatës- që u përfshi në ngjarjen e rëndë të ndodhur në fillim të tetorit të 2018-ës në zonën e ish-bllokut ku mbeti i vrarë një person.

Thuhet gjithashtu se në një pjesë të filmit Elvana ndodhet aksidentalisht në një makinë brenda së cilës ndodhej drogë dhe pasi pikaset, arrestohet nga policia.

Kështu si për ironi të fatit duket se tematika e e filmit komik ironizon pikërisht atë çfarë i ndodhi këngëtares pak muaj pas përfundimit të xhirimeve. Të gjitha këto thotë burimi janë arsyet se përse filmi që po shtyn datën e publikimit muaj pas muaji mund të anulohet fare.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF