KreuStil Jetese

Çmendet Dafina Zeqiri!!! Brenda 1 jave 3 modele flokësh

Dafina Zeqiri nuk ndalet me eksperimentet dhe vazhdon të na suprizoj me ndryshimet në look.

Çmenduria e radhës së artistes së njohur lidhet po me lookun e saj e më saktë me modelin e flokëve. Brenda 1 jave, ylli i pop-it ka eksperimentuar me 3 modele flokësh duke na bërë lëmsh se cili i shkon më shumë.

Në fillim u shfaq me flokë të gjata të zeza të hedhura pas, duke na bërë të mendojmë se ky look lidhet me projektin e ri muzikor që pritet të publikoi së shpejti.

Por kur nuk ishin ‘ngopur’ ende me këto imazhe të artistes, Dafina shfaqet me flokët e shkurtër me baluke dhe ky look ishte pak të thuash i goditur për të.

E nëse menduat se për këtë javë artistja e “Kurgjo nuk kallxojna” mëngjesin e së shtunës na zgjoi me një tjetër model e ngjyrë flokësh. Ngjyrë gështenjë natyrale, me baluke e të gjata deri në bel, Dafina me make up minimal prapë na e rrëmbeu zemrën.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF