KreuStil Jetese

Elvana s’ka qenë e vetme në koncert, mësohet kush e shoqëronte këngëtaren

Elvana Gjata u rikthye me shumë bujë në koncertin e Pavarësisë në Kosovë më 17 shkurt. Pas tërheqjes 4 mujore për shkak të përfshirjes së emrit të saj dhe të fejuarit në një ngjarje të rëndë të ndodhur në zonën e ish-bllokut në kryeqytet, këngëtarja zgjodhi që daljen e parë në skenë ta bëjë për këtë ditë të veçantë.

Por kur nuk dihet se çfarë po ndodh me historinë e saj të dashurisë me të fejuarin Ervin Matën, mësohet se Elvana nuk ka qenë vetëm në koncert.

Sipas opinionistit dhe gazetarit Olti Curri, artistja në koncertin e Prishtinës ka qenë e shoqëruar nga dy prndërit e saj, si për të treguar mbështetjen ndaj vajzës pas kësaj periudhe aspak të lehtë, por në koncert ka munguar krahu i djathtë i artistes, e motra Migena.


Prinderit e Elvana Gjates. Foto shkeputur nga koncerti 3EP organizuar me 3 shkurt te 2018-es

Migena gjithashtu këngëtare-soprano, nuk ka mundur të jetë pranë të motrës për shkak të një koncerti ku ka qenë e angazhuar.


Elvana Gjata dhe e motra Migena

“Elvana ka qenë e shoqëruar nga prindërit e saj në këtë koncert, pas kësaj periudhe të pakënaqshme që ka kaluar”, tha Curri në emisionin “Rudina” ku ishte i ftuar pasditen e djeshme.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF