KreuStil Jetese

Fustani “metalik“ i Kate Middletonit qe po i çmend të gjithë!

Tashmë është Kate ajo që po rrëmben vëmendjen me glamurin e saj, duke e lënë një hap prapa kunatën Meganin. Këtë radhë bëhet fjalë për fustanin vezullues të shtëpisë së modës “Missoni” që Kate veshi gjatë pritjes në mbrëmje në Belfast.

Ajo dhe princ Uilliami zhvilluan një vizitë të shkurtër dy ditore në Iralndën e Veriu, për të kremtuar rolin dhe fuqinë rinore të këtij rajoni, si forca kryesore e ndryshimeve në Irlandën e Veriut. Gjatë paradites Kate i mahniti të gjithë më pallton e kuqe të Carolina Herrerës, e cila bëri në një kohë rekord xhiron në të gjithë shtypin botëror.Fustani magjik i Dukeshës së Kembrixhit kishte një dekolte në forme V ndërthyer aq bukur me mëngët e fryra, shumë të kërkura dhe të para dhe gjatë sfilatave të fundit.

Sharmi mbretëror i Katit kompletohej nga kombinimi i këpucëve dhe çantës së mbrëmjes ngjyrë bezhë, me flokët e lëshuara supeve.  Ashtu si veshjet e Meganit dhe ky fustan kishte një çmim të kripur, por i denjë për një princeshë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF