KreuStil Jetese

XING!!! Lori Hoxha dhe Alketa Vejsiu paskan të njëjtin fiksim!

Njëra fashioniste e tjetra prezantuese, në pamje të parë asgjë nuk e lidh Lori Hoxhën me Alketa Vejsiun, por jo!

Të dyja vajzat e njohura duket se kanë shije të njëjta e të përbashkëta sa i përket tendencave më të fundit të modës e markave prestigjioze.

E kur vjen puna te Chanel, si Lori dhe Alketa nuk e kanë fshehur asnjëherë debulesën dhe fiksimin për produkte të markës elitare e disponojnë veshje, çanta e aksesorë Chanel.

Por ajo që bie në sy është se të dyja brenda kësaj jave kanë bërë XING me atletet e tyre Chanel. E si për të treguar veçantinë e modelit që mbajnë veshur të dyja kanë drejtuar shollën e atleteve drejt aparatit ku logo “CC” bie direkt në sy.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF