KreuStil Jetese

Një kunatë si Xhensila, këngëtarja uron publikisht motrën e Besit

Të enjten mbrëma u përhap me shpejtësi lajmi se në familjen e aktorit të humorit Bes Kallaku do të vinte në jetë një tjetër fëmijë. Motra e aktorit, prezantuesja Ana Kallaku postoi një foto me barkun e rrumbullakosur duke zbuluar se ajo ishte shtatzënë dhe se do të bëhej nënë për herë të dytë, pas vajzës Amla.

Mëngjesin e sotëm ka qenë kunata e saj, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ajo që nuk e ka kursyer urimin publik për motrën e bashkëshortit. Xhensila ka ripostuar foton e Anës në Instagramin e saj ku ndiqet nga mbi 1 milionë njerëz duke shkruar: “Amla dhe Ajka mezi po të presin. Shumë e lumtur për ju”, duke shprehur kështu gëzimin e saj.

Në fakt marrëdhënia mes Anës e Xhensilës ëhstë përfolur edhe herë të tjera në media. Dy vajzat janë përveçse kunata edhe mike shumë të mira dhe shkojnë shumë mirë bashkë dhe siç është shprehur vet Ana në një intevistë ato shkojnë shumë mirë bashkë sepse Xheni (siç e thërrasin familjarët Xhensilën) ka ardhur shumë e vogël në familje e tyre kur ishte vetëm 17 vjeç. “Jemi shumë shumë të lidhura, jemi edhe një moshë, kemi vërtet një marrëdhënie shumë të bukur. Kur e shoh sesa të lumtur e bën Xhensila vëllanë tim dhe kur ata të dy janë të lumtur bashkë, atëherë edhe unë jam shumë e lumtur”, ka thënë ajo te “Rudina”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF