KreuStil Jetese

Tradhëti pas tradhëtie, pas Khloe, një tjetër dramë në familjen Kardashian

Vetëm pak ditë pas skandalit të tradhëtisë që përfshiu Khloe Kardashian, partnerin Tristan dhe shoqen e ngushtë të motrës së Khloe-t, Jordyn Wood një tjetër dramë ka prekur klanin Kardashian-Jenner.

Tashmë është radha e Kylie Jenner, e cila thuhet se ka gjetur dëshmi se Travis Scott e ka tradhëtuar atë pasi reperi fluturo përsëri drejt Los Angelos-it nga Bregu Lindor për të qenë pranë partneres së tij.

Sipas burimeve të TMZ-së, reperi 26-vjeçar ka shtyrë koncertin e tij në Astroëorld në Buffalo, Neë York për të sqaruar gjërat vetëm pak ditë pasi 34-vjeçarja Khloe Kardashian zbuloi tradhëtinë e radhës së partnerit të saj Tristan Thomspon.

“Travis Scott mohon fuqishëm që të ketë mashtruar dhe tradhëtuar Kylie-n. Kjo nuk është e vërtetë. Ai nuk e ka tradhëtuar atë. Travis anulloi koncertin sot për shkak të kushteve atmosferike”, tha zëdhënësi i artistit.

Ylli i “Butterfly Effect” surprizoi Kylien dhe vazjën Stormi me një udhëtim në shtëpi të mërkurën, por duket se gjërat morën një tjetër kthesë. Pasi provat e tradhëtisë u zbuluan, një herr i madh shpërtheu dhe vazhdoi deri të enjten. Zëdhënësi i Kylie nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment mbi ngjarjen.

Kylie dhe Travis u panë për herë të parë së bashku në Coachella në Prill të 2017-ës, pak javë pasi bisnesmenia e re u nga nga i dashuri i saj prej 4 vitesh, reperi Tyga. Çicfti mirëpriti në jetë vajzën Stormi në 1 shkurt të 2018-ës, pasi mbajtën të fshehtë dhe larg syve të publikut shtatzëninë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF